Tuesday, January 7, 2014
Bluza ngrin për më pak se një minutë (Video)
Si pasojë e të ftohtit që ka kapluar Shtetet e Bashkuara të Amerikës, temperatura bie deri në minus 50 apo minus 60 gradë Celsius.
Një burrë nga Iowa përmes një videoje ka treguar se çfarë ftohti është atje.
Ai e ka lagur një bluzë pa krahë dhe e ka nxjerrë jashtë, ndërsa për më pak se një minutë ajo ka ngrirë.
Schumacher ua ka shpërndarë pasurinë fëmijëve
Micheal Schumacher e ka parashikuar se atij mund t’i ndodhë ndonjë aksident shumë vite më parë, dhe tashmë ka shpërndarë pasurinë e tij,.
Legjenda e Formula 1 ka lënë një testament për të shpërndarë pasurinë e tij prej 1.5 miliardë dollarëve qysh tre vite para aksidentit të javës së kaluar, që e çoi atë në prag të vdekjes.
Michael ka deklaruar se pasuria e tij (paratë, veturat dhe pronat tjera) do të ndahet në mes të gruas dhe dy fëmijëve.
“Po, kam bërë testament pasi jam një njeri familjar. Por kjo është më pak për shkak të Formula 1 dhe më shumë për shkak të gjërave që mund të ndodhin çdo ditë në jetë”, kishte thënë Schumi për një revistë gjermane në vitin 2010.
45-vjeçari ende është në koma artificiale në spitalin e Grenoble, ku mbetet në gjendje stabile, por serioze.
Ndiqni 400 golat e CR7 (Video)
Superylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, të hënën ka arritur shifrën prej 400 golash në karrierën e tij si futbollist profesionist.
Në mbyllje të takimit ndaj Celta Vigos, 28-vjeçari shënoi dy gola për ta rrumbullakuar shifrën historike.
CR7 ka shënuar 47 gola për kombëtaren e Portugalisë dhe 353 gola të tjerë me klubet ku ka luajtur (Sporting, Manchester United dhe Real Madrid).
Golat e Cristianos vijnë nga 653 paraqitje me klubet dhe përfaqësuesen.
Vetëm për Real Madridin, ai ka shënuar 230 gola në 221 paraqitje.
Monday, January 6, 2014
Si dhe pse të përcillet temperatura e procesorit
Procesorët qendror të kompjuterëve tonë tashmë disa vite kanë nevojë për ftohje shtesë. Ftohja në disa kushte mund të dështojë, prandaj është e rëndësishme që të përcillet se çfarë po ndodh me procesorin.
Të shënosh nga kulla (Video)
Një grup ekzibicionistësh amerikanë kanë arritur me sukses që të shënojnë ‘kosh’ nga lartësia prej më shumë se 150 metra.
Tyler Toney ka hipur në Reunion Tower në Dallas nga ku e ka hedhur topin, ndërsa Cody Jones dhe Garrett Hilbert e kanë pritur poshtë në një parking.
Videoja është bërë hit në internet, ndërsa deri më tash është shikuar mbi gjysmë milioni herë.
Shaqiri me shokë, do të luajnë për Kosovën!
Ëndrra më e madhe e futbolldashësve kosovarë shumë shpejt mund të realizohet pas anëtarësimit të Kosovës në UEFA e FIFA. Nëse kjo ndodh me 10 janar siç edhe është paralajmëruar, atëherë Xherdan Shaqiri dhe shumë yje tjerë pritet t’i kthehen përfaqësueses së Kosovës.
Të gjithë këta djelmosha kosovarë po na bëjnë krenarë anë e mbanë botës. Ata asnjëherë nuk e harrojnë vendlindjen e tyre dhe përkujdesen që në çdo vend dhe në çdo kohë ta shfaqin dashurinë e madhe për vendlindjen e tyre.
Në takimin e radhës së komitetit të UEFA-s dhe FIFA-s pritet të merret vendimi i cili do t’ia mundësojë kombëtares së Kosovës që të zhvillojë ndeshje miqësore me përfaqësuese tjera, e nëse kjo ndodh atëherë Shaqiri me shokë do t’i kthehen përfaqësueses kosovare. Këtë lajm e ka bërë të ditur një burim i gazetës Arena, i cili ishte prezent në vilën e Blerim Destanit në Dubait, ku ishin të ftuar futbollistët e njohur shqiptar, Xherdan Shaqiri, Amir Abrashi, Ermir Lenjani e Admir Mehmedi.
“Kemi qenë në Dubai si mysafirë të Blerim Destanit, në vilat e tij. Përpos që kemi kaluar shumë mirë gjatë festave të fundvitit, aty një natë është diskutuar mes edhe për pranimin e Kosovës në FIFA dhe UEFA”, thotë burimi i gazetës.
“Të gjithë kanë treguar dashurinë e tyre për vendlindjen, dhe shpresonin në një pranim të shpejtë të Kosovës në UEFA e FIFA, me qëllim që edhe Kosova të bëjë një përfaqësuese të fortë”, theksoi ai.
Ky burim tregon se Shaqiri dhe shokët e tij të tjerë, gjatë muhabetit e kanë shprehur gatishmërinë dhe dëshirën për t’i veshur fanellat e Kosovës. “Të gjithë treguan gatishmërinë për të luajtur për Kosovën. Si Xherdani, ashtu edhe Amiri, Ermiri por edhe Admiri”, deklaroi ky burim.
“Ata thanë se pasi të pranohet Kosova në UEFA e FIFA, do ta organizojnë një takim me të gjithë lojtarët kosovarë që luajnë në përfaqësuese të tjera për t’i marrë mendimet e tyre dhe eventualisht për të marrë një vendim të gjithë së bashku për t’iu bashkuar përfaqësueses së Kosovës. Ata e duan shumë vendin e tyre dhe janë krenarë gjithmonë me prejardhjen e tyre”, rrëfeu ky dëshmitar i muhabetit serioz që ishte zhvilluar në vilën e Blerim Destanit në Dubai.
Friday, January 3, 2014
Pse hamë kur jemi nervozë
Truri i njeriut për të gjitha proceset që realizon ka nevojë për shumë energji, ashtu që shpesh shkon në kundërshtim me pjesën tjetër të organizmit. Në situata stresuese, truri tërheq rreth 90 për qind të glukozës ditore, përkundër se truri përbën vetëm dy për qind të masës trupore. Ai në fakt na detyron për konsumim më të madh të sheqerit dhe karbohidrateve.
Në mënyrë që organizmi të përballet më mirë me stresin, rritet niveli i sheqerit në gjak, ndërsa kjo ndodh duke ndërprerë prodhimin e insulinës. Puna kryesore e insulinës është që të zvogëlojë nivelin e glukozës në gjak dhe ta bartë atë në inde. Muskujt dhe indet yndyrore kanë nevojë për insulinë çdo ditë, sepse u mundëson marrjen e glukozës. Nga ana tjetër, truri duke zvogëluar prodhimin e insulinës, merr për vete më shumë glukozë nga gjaku.
Kur njerëzit janë nën stres, ata reagojnë në dy mënyra: ose bëhen depresivë ose trashen. Personat depresivë si pasojë e stresit harrojnë të hanë. Ndërsa ata që hanë më pak, automatikisht janë nën ndikim më të madh të gjendjes psikike.
Personat të cilët si pasojë e stresit hanë më shumë, janë të qetë sepse ushqimi në njëfarë mënyrë është katalizator i stresit. Ata reagojnë mirë ndaj presionit dhe madje nxisin prodhimin e “preparateve vetjake të qetësimit”, të cilat lehtësojnë pasojat e stresit, ndërsa kjo njëkohësisht do të thotë se nuk ndalet prodhimi i insulinës.Truri vlerëson se nuk merr sheqer të mjaftueshëm dhe kërkon më shumë. Nëse jeni nën stres të vazhdueshëm vjen deri te shtimi i konsumimit të ushqimit që do të thotë se çdo tentim i humbjes së kilogramëve është mision i pamundur. Truri ynë drejton ndjenjën tonë të urisë dhe nevojën për sheqer dhe ai do të mundohet që ta sigurojë sasinë e nevojshme të sheqerit për vete.
Është lehtë të thuhet, zvogëlojeni presionin e përditshëm dhe stresin. Megjithatë, ekzistojnë metoda të cilat mund ta lehtësojnë stresin. Ekspertët pohojnë se gjithmonë janë më të shëndetshme dhe si opsione më të mira, dietat e lehta në krahasim me ato që premtojnë rezultate në afat të shkurtër kohor. Nëse dëshironi diçka të ëmbël, hani ëmbëlsirën tuaj të preferuar, por jo çdo ditë.
Ushqimet ndërmjetëse tentoni t’i zgjidhni më të shëndetshme, siç janë pemët. Merruni rregullisht me sport dhe qëndroni pranë njerëzve të këndshëm, sepse ata kanë aftësi t’ua largojnë stresin për disa minuta. Mundohuni që sa më mirë të organizoheni në punë dhe në shtëpi mos e kërkoni gjithmonë të përsosurën. Duke shmangur stresin në jetën e përditshme do të ndiheni më mirë, do të jeni më të shëndetshëm dhe do të humbni kilogramët e tepërt.