Wednesday, December 11, 2013

Milani ruan nderin italian

4:34 PM By Unknown

SHIKO KLIPIN KETU









Milani ka arritur t’i bëjë ballë sulmit të Ajaxit për ta mbrojtur rezultatin 0-0, i cili e kualifikoi në 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve.

Ekipi mysafir filloi të sulmonte që nga minuta e parë duke i mbajtur nën presion Rossonerët, të cilët rrallëherë shkonin përpara.
Akoma më keq për ekipin vendas u bë në minutën e 22-të kur Riccardo Montolivo u përjashtua direkt me karton të kuq pas një ndërhyrjeje të panevojshme ndaj Poulsen.
Deri në mbyllje të fraksionit të parë, holandezët vazhduan të ishin skuadra më e mirë në fushë, por Milani nuk thyhej.
Në pjesën e dytë, ishte një dominim i plotë i Ajaxit dhe shumica e lojës zhvillohej në pjesëfushën e kuqezinjve, mirëpo faza defensive dhe portieri Abbiati funksiononin mirë.

Vendasit arritën të mbahen deri në fishkëllimën e fundit të gjyqtarit dhe në këtë mënyrë ia siguruan vetes pjesëmarrjen në fazën e eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve.
Milani kualifikohet nga pozita e dytë në Grupin H, ndërsa Ajaxi do të luajë në Europa League. Barcelona është kualifikuar nga pozita e parë në këtë grup.

0 comments:

Post a Comment