Monday, December 16, 2013
Miku i mirë në ditë të vështira (Foto/Video)
Thëniet miqtë njihen në ditë të vështira dhe bashkimi bën fuqinë, janë dëshmuar më së miri në parkun kombëtar të Afrikës së Jugut.
Beteja dukej e humbur, kur një buall i ri dhe i vetëm u sulmua nga dy luanë. Miqtë e buallit vijnë për ta shpëtuar atë dhe pas këtij momenti njëri prej luanëve u flak disa metra në ajër para se të zhduket. Skena dramatike u kap me kamera në “Mjejane Reserve” në kufirin e parkun “Kruger”.
Dëshmitarët e kësaj ngjarje kanë qenë Oliver Matheson 16 vjeç, dhe dy miqtë e tij Yaseen Majal, dhe Aleks Raubenheimer, së bashku me babanë e Oliverit, Ian, 52 vjeç.
Që në mëngjes ato vunë re një luan të uritur dhe një buall aty afër. “Ne i kishim parë dy luanë të rinj që vinin vërdallë dhe tashmë ishim mjaft të ngazëllyer për të dëshmuar natyrën në veprim, por ne nuk ishim të përgatitur për atë që kemi parë më pas,” tha Oliveri.
Dy luanët ishin heshtje për 45 minuta para se të ndodhte incidenti.
Pastaj luanët sulmuan buallin i cili bëri një rezistencë në fillim, por në fund të fundit dukej i destinuar të dorëzohej ndaj sulmit të pamëshirshëm. “Ajo dukej si një lojë e gjatë, ai me të vërtetë dukej i përfunduar”, tha Oliver.
Në videon e mëposhtme tregohet ngjarja ku dy buall shkëputen nga tufa dhe shkuan në ndihmë të mikut të tij, duke goditur luanin të cilin e dërgojnë atë rreth 5 metra në ajër.
“Ne me të vërtetë ndjehemi të privilegjuar që kemi dëshmuar një dukuri të rrallë”, u shpreh, babi i Oliverit, Ian.
0 comments:
Post a Comment