Të gjithë këta djelmosha kosovarë po na bëjnë krenarë anë e mbanë botës. Ata asnjëherë nuk e harrojnë vendlindjen e tyre dhe përkujdesen që në çdo vend dhe në çdo kohë ta shfaqin dashurinë e madhe për vendlindjen e tyre.
Në takimin e radhës së komitetit të UEFA-s dhe FIFA-s pritet të merret vendimi i cili do t’ia mundësojë kombëtares së Kosovës që të zhvillojë ndeshje miqësore me përfaqësuese tjera, e nëse kjo ndodh atëherë Shaqiri me shokë do t’i kthehen përfaqësueses kosovare. Këtë lajm e ka bërë të ditur një burim i gazetës Arena, i cili ishte prezent në vilën e Blerim Destanit në Dubait, ku ishin të ftuar futbollistët e njohur shqiptar, Xherdan Shaqiri, Amir Abrashi, Ermir Lenjani e Admir Mehmedi.
“Kemi qenë në Dubai si mysafirë të Blerim Destanit, në vilat e tij. Përpos që kemi kaluar shumë mirë gjatë festave të fundvitit, aty një natë është diskutuar mes edhe për pranimin e Kosovës në FIFA dhe UEFA”, thotë burimi i gazetës.
“Të gjithë kanë treguar dashurinë e tyre për vendlindjen, dhe shpresonin në një pranim të shpejtë të Kosovës në UEFA e FIFA, me qëllim që edhe Kosova të bëjë një përfaqësuese të fortë”, theksoi ai.
Ky burim tregon se Shaqiri dhe shokët e tij të tjerë, gjatë muhabetit e kanë shprehur gatishmërinë dhe dëshirën për t’i veshur fanellat e Kosovës. “Të gjithë treguan gatishmërinë për të luajtur për Kosovën. Si Xherdani, ashtu edhe Amiri, Ermiri por edhe Admiri”, deklaroi ky burim.
“Ata thanë se pasi të pranohet Kosova në UEFA e FIFA, do ta organizojnë një takim me të gjithë lojtarët kosovarë që luajnë në përfaqësuese të tjera për t’i marrë mendimet e tyre dhe eventualisht për të marrë një vendim të gjithë së bashku për t’iu bashkuar përfaqësueses së Kosovës. Ata e duan shumë vendin e tyre dhe janë krenarë gjithmonë me prejardhjen e tyre”, rrëfeu ky dëshmitar i muhabetit serioz që ishte zhvilluar në vilën e Blerim Destanit në Dubai.
0 comments:
Post a Comment