Shiko GOLAT E NDESHJES
Manchester City ia ka ndërprerë Bayern Munichut rrjedhën e qind për qindtë të fitoreve në fazën grupore të Ligës së Kampionëve duke e mposhtur në Allianz Arena me rezultat 3-2.
Kampioni në fuqi e nisi furishëm sfidën duke ardhur te goli i epërsisë që në minutën e pestë. Dante dërgoi një pasim të gjatë drejt Thomas Mullerit, i cili e kontrolloi topin me gjoks dhe e mposhti portierin Hart.
Ofensiva vendase ishte e pandalshme dhe Mario Gotze e dyfishoi avantazhin (12’).
Mirëpo, pas një aksioni të organizuar mirë, mysafirët e ngushtuan diferencën përmes David Silvas (28’) dhe në vazhdim ishin të përfshirë më mirë në lojë.
Në pjesën e dytë, Dante ndërhyri në mënyrë të gabuar në Milner dhe arbitri akordoi penalti, të cilën e konvertoi në gol Aleksandar Kolarov (59’).
Shumë shpejtë, James Milner pranoi një krosim nga Navas dhe e ktheu rezultatin në favor të Cityt (62’).
Në takimin tjetër të Grupit D, Viktoria Plzeni e ka mposhtur CSKA Moskën me rezultat 2-1.
Bayern Munichu dhe Manchester City me nga 15 pikë vazhdojnë në Ligën e Kampionëve nga pozitat një (gjermanët) dhe dy (anglezët), ndërsa Viktoria Plzeni do të garojë në Europa League.
Bayern Monachium - Manchester City 2:3 All... by Honex_Futball
0 comments:
Post a Comment