Thursday, December 12, 2013
Andy Rubin i Google me plane për prodhimin e robotëve të rinj
Në gjashtë muajt e fundit, Google ka arritur që t’i blejë 6 kompani të ndryshme me teknologji të ndryshme për krijimin e robotëve, edhe pse planet e saj nuk janë aq të mëdha sa ishin me sistemin operativ Android, i cili kompanisë i ka sjell miliona dhe dominim të plotë në tregun e telefonave të mençur mobil.
Sipas deklarimeve të Andy Rubin mund të thuhet se qëllimi i Google me këta robot është më shumë për ti automatizuar proceset e prodhimit, dhe për ta reduktuar nivelin e punës manuale nga njerëzit.
Për idetë e Rubin, Google tashmë ka bërë disa blerje, ndërsa mbështetjen e tij për këto projekte e ka dhënë edhe drejtori i Google, Larry Page, i cili më herët pati thënë se duhet të shmangemi sa më shumë nga detyrat e përsëritura, dhe ti zëvendësojmë ato me teknologji.
0 comments:
Post a Comment