Monday, December 9, 2013

Si të përballojmë gripin në shtëpi?

5:47 PM By Unknown

Shiko klipin ketu 













Nëse ju ka zënë gripi, ja se cilat janë mënyrat më efektive për ta kaluar sa më shpejtë.
 1. Qëndroni në shtrat: Pluset: Do të shëroheni më shpejt dhe do të mbroni të tjerët nga viruset tuaja.
Minuset: Agjenda juaj do të duhet të ndryshojë dhe do të duhet të mungoni një apo dy ditë në punë.
 2. Pini më shumë ujë Të mirat: Ruan membranat e mukusit të lagështa dhe ndihmon të kontrolloni kollën. Edhe lëngjet janë të mira, por shmanguni pijeve me kafeinë. Pluset: I lirë dhe i thjeshtë. Minuset: Do të shpenzoni më shumë kohë në banjë.
3 . Lajini shpesh duart Pluset: Një nga mënyrat më të thjeshta dhe më efektive për të shmangur gripin. Minuset: Duhet t'i thani duart në dimër. Përdorni losion duarsh për ta kompensuar këtë.
4. Kompresa të ftohta Të mirat: Ndihmon të pakësojë ethet ose t'ju bëjë të ndiheni më mirë. Pluset: Të jep lehtësim të shpejtë të dhimbjeve. Minuset: Asnjë.
5. Gargarë me ujë të ngrohtë e kripë Të mirat: Zbut fytin e acaruar. Pluset: Është një trajtim natyral, që nuk kushton dhe që jep lehtësim të menjëhershëm. Minuset: Le të themi që nuk është si një ëmbëlsirë që do t'ju shijonte.
6. Ilaçe për fytin Pluset: Veprimi zbutës jep një lehtësim të përkohshëm të dhimbjes së fytit dhe pakëson intensitetin e kollës. Janë të lira dhe mund të përdoren kudo. Minuset: Mund të mos ua pëlqeni shijen apo aromën që lëshojnë.
7. Lagështi në ajër Të mirat: Një aparat i specializuar rrit lagështinë në ajër dhe zbut kanalet hundore të irrituara dhe të thata. Pluset: Ju lehtëson fytin dhe hundën e thatë. Minuset: Do të duhet të blini një aparat për lagështirën.

0 comments:

Post a Comment