Wednesday, December 11, 2013

I pastrehu zhvilloi aplikacion për telefonat e mençur (Video)

3:14 PM By Unknown

SHIKO KLIPIN KETU













Leo Grand ishte një i pastrehë, i cili ka bredhur rrugëve duke mos pasur asnjë ide se çfarë do të bënte me jetën e tij, mirëpo gjërat kanë ndryshuar shumë shpejt dhe ai tash ka lansuar aplikacionin e tij për ‘telefonat e mençur’.

Edhe pse tregimi ngjan me një skenar filmash, e vërteta është se Leo ka rezultuar të jetë një gjeni kompjuterësh.
Ai ka qëndruar rrugëve nga viti 2011, pasi e kishte humbur punën në një shtëpi sigurimesh në Manhattan.
Ndërsa aplikacionin për telefona e ka zhvilluar falë njerëzve që ia kanë lejuar që ta mbushte baterinë e laptopit të tij nëpër objektet e tyre dhe pastaj ka dalë në rrugë dhe ka vazhduar me punën.
Grand e ka filluar programimin duke mësuar nga librat, si dhe me ndihmën e programuesve, të cilët kanë vendosur që t’ia japin rastin.
Njeriu që vendosi t’i ndihmonte quhet Patrick McConlogue. Ai i kishte ofruar 100 dollarë në para, ose t’i jepte libra, laptopin dhe mësime të programimit. Leo nuk i zgjodhi paratë.
“Kam mundur të mbijetoj me 100 dollarë për disa ditë, por mu bë oferta që të kem edhe laptop dhe të më mësonte si të bëja diçka, prandaj e pranova. Kuptova se kjo mund të rritej në diçka më shumë”, ka treguar Grand.
Leo kishte talent për programim edhe para se të fillonte punën me një programues profesionist. Vetëm katër muaj pasi punoi me Patrick McConlogue, ai e bëri aplikacionin e tij që u shit nga Apple.
Aplikacioni quhet “Trees for Car” dhe është në dispozicion edhe për iOS-u edhe në Android, ndërsa shitet për 0.99 dollarë. Leo përfiton nga kjo shitje dhe njëkohësisht vazhdon të mësojë dhe të zhvillojë projekte të reja, njofton Business Insider.


0 comments:

Post a Comment