Friday, December 13, 2013
Instagram prezanton funksionin e ri - Direct
Instagram ka paralajmëruar një funksion të ri në shërbimin e saj të famshëm të fotografive, të cilin e ka quajtur Instagram Direct, dhe i njëjti është një shërbim i ri i dërgimit të mesazheve direkte që u mundëson përdoruesve të shpërndajnë fotografi dhe video me miqtë e tyre.
Instagram ka lëshuar versionin e ri të shërbimit të saj, Instagram 5.0 i cili është në dispozicion për iOS dhe Android, dhe versioni i ri i Instagram tani përfshin edhe funksionin e ri Instagram Direct.
“Kur ta hapni Instagram-in ju do ta shihni një ikonë të re në këndin e djathtë lart. Klikoni në këtë ikonë dhe aty do t’i shihni fotot dhe videot që i keni marrë nga miqtë tuaj. Për të dërguar një foto ose video tek një person specifik, klikoni mbi butonin e kamerës dhe në pjesën e ekranit ku ju e shpërndani përmbajtjen, do ta shihni edhe opsionin për ta ndarë një foto ose video me përcjellësit tuaj” thuhet në sqarimin e Instagram për shërbimin e ri.
Instagram ka thënë se shërbimi i saj tani ka më shumë se 150 milionë përdorues, dhe se gjysma e tyre, domethënë rreth, 75 milionë e përdorin shërbimin në baza ditore.
0 comments:
Post a Comment