Friday, December 13, 2013
Krasniqi dhe Limaj do të shpallin partinë e re politike
Sipas burime të INA-s, Limaj dhe Krasniqi, së bashku me bashkëpunëtorët e tij, të enjten kanë vendosur për themelimin e subjektit të ri politik.
“Janë bërë përgatitjet e para. Lider i subjektit të ri do të jetë kryetari i Parlamentit, Jakup Krasniqi, ndërsa në radhët e partisë së re do të aderojnë politikanë të njohur të skenës politike, akademikë dhe personalitete tjera publike, si dhe nga baza e partive tjera”, theksoi për INA një nga nismëtarët për themelimin e subjektit të ri.
Ky subjekt i ri do të nis menjëherë parapërgatitjet për zgjedhjet e reja parlamentare, që pritet të mbahen nga mesi i vitit të ardhshëm.
Limaj dhe Krasniqi kanë refuzuar ftesën e PDK-së për t’u rikthyer sërish në radhët e saj, pasi që janë bashkëthemeluesit kryesor.
0 comments:
Post a Comment