Monday, December 16, 2013

Shorti i LK: Arsenal- Bayern, City-Barca

9:45 AM By Unknown

SHIKO KLIPIN KETU








Kampioni në fuqi i Evropës, Bayern Munich, do të ketë përballë Arsenalin, në 16-shen e fundit të Ligës së Kampionëve.

Shorti i hedhur sot në Nyon të Zvicrës nxori përballë disa ndeshje shumë interesante, me dy prej tyre që mund të etiketohen si derbi të nivelit më të lartë.
Arsenali, që për pak humbi kreun e grupit në rundin e fundit të ndeshjeve të fazës grupore, mund t’i ketë rënë pishman për këtë. Topçinjtë do të duhet të eliminojnë njërën prej skuadrave më në formë në futbollin evropian dhe kampionin në fuqi, Bayernin, për një vend në çerekfinale.
Aspak më të lehtë nuk do ta ketë edhe Manchester City, që nuk po ka fat në Ligën e Kampionëve. Qytetarët janë caktuar përballë Barcelonës, që edhe pse aktualisht nuk është në formën më të mirë, do të jetë favorite.
Shorti ka nxjerrë sfida të lehta për dy konkurrentët tjerë të Ligës Premier. Kështu Chelsea do të përballet me Galatasarayn, me Didier Drogba që do të rikthehet në Stamford Bridge kësaj here si kundërshtar. Manchester United do të ketë një sfidë edhe më të lehtë, pasi do të luftojë për Olimpaikosin për një vend në çerekfinale.
Edhe top-skuadrat tjera evropiane nuk do të kenë sfida të vështira. Real Madridi do të përballet me Schalke, derisa Borussia Dortmund me Zenit.
Skuadra e vetme italiane në garë, Milani, do të matë forcat me befasinë e garës, Atletico Madrid. Ndeshja që mbase do të joshë më pak vëmendje është ajo në mes të Paris Saint Germain dhe Bayer Leverkusen.
Shorti i plotë:
Man City v Barcelona
Olympiacos v Man United
AC Milan v Atletico Madrid
Bayer Leverkusen v PSG
Galatasaray v Chelsea
Schalke v Real Madrid
Zenit v Dortmund
Arsenal v Bayern Munich
Finalja e këtij viti e Ligës së Kampionëve do të zhvillohet më 24 maj në Stadiumin e Dritave në Lisbonë.




0 comments:

Post a Comment