Saturday, December 14, 2013

Nafta 108.6 dollarë për fuqi

4:13 PM By Unknown

SHIKO KLIPIN KETU














Nafta Brent e Londrës ra nënë nivelet e 109 dollarëve për fuçi në sesionin e së premtes, pasi disa porte në Libi kanë rifilluar punën e tyre, dhe eksporti i naftës në Europë i është rikthyer normalitetit.
Gjithashtu dy benchmarkët kryesore të naftës janë gjendur nën presionin e vlerësimit të dollarit amerikan, për shkak të pritshmërive se do të ulet sasia e dollarëve në treg.
Në mbyllje të sesionit aziatik nafta Brent e Londrës për janarin ra për 14 cent në 108.6 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane për janarin ra për 12 cent në 97.4 dollarë për fuçi.
Përgjatë kësaj jave nafta Brent ka rënë me rreth 2 për qind, humbjet më të mëdha javore që nga fillimi i tetorit.

0 comments:

Post a Comment