Saturday, December 28, 2013
“Ndalohen celularët për vajzat e pamartuara”
Një fshat në lindje të Indisë, i quajtur Bihar, ka vendosur rregullat e veta për vajzat e pamartuara.
Me një vendim të miratuar nga këshilli i fshatit, vajzave nuk u lejohet mbajtje e telefonave celularë apo veshjet provokuese, transmeton Start.
“Vendimi u pranua nga mijëra fshatarë”, ka thënë kreu i këshillit, Zakir Ansari.
Kjo masë ka ardhur pas rasteve të shumta të përdhunimeve, dukuri për fat të keq e zakonshme në pjesën më të madhe të Indisë.
Sipas The Times of India, në rast se ky rregull shkelet familjarët duhet të paguajnë gjobë prej 5.000 rupi (60 euro).
Megjithatë, ministri që drejton në atë regjion, Bhim Singh, ka kundërshtuar masën duke thënë se një këshill fshati nuk ka të drejtë të imponojë një ndalim të tillë.
Më parë, një tjetër këshill fshati në rrethin e Aurangabadit ndaloi përdorimin e telefonave celularë nga nxënësit e shkollës dhe ndaloi veshjet provokuese te vajzat.
0 comments:
Post a Comment