Tuesday, December 31, 2013

Ngjarjet që shënuan vitin 2013

11:49 AM By Unknown

SHIKO KLIPIN KETU















Gjatë tërë vitit 2013 lajm dominues në media ishin takimet e kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi me homologun serb Ivica Dacic në Bruksel, të ndërmjetësuara nga shefja e diplomacisë evropiane Catherine Ashton, kurse marrëveshja e shumëpritur për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë u arrit më 19 prill. Vitin 2013 e kanë karakterizuar edhe zhvillime të tjera interesante në skenën politike kosovare dhe skandale të ndryshme. Njëra nga ngjarjet kryesore ishin edhe zgjedhjet lokale të 3 nëntorit, të cilat, për mbarëvajtjen e tyre, u vlerësuan lartë nga faktori politik vendor dhe ai ndërkombëtar.


Më pak njohje se në vitin e kaluar
Kosova është njohur shtet i pavarur dhe sovran nga 106 shtete të botës. Derisa viti 2012 Kosovës i solli 13 njohje, viti 2013 po përmbyllet me 8 njohje. Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, ka paralajmëruar se janë në radhë edhe disa shtete për ta njohur Kosovën në javët e para të muajit janar 2014.


Hashim Thaçi rizgjidhet kryetar i PDK-së
Me vetëm një votë kundër, delegatët e Kongresit VI Zgjedhor të Partisë Demokratike të Kosovës rizgjodhën Hashim Thaçin kryetar të këtij subjekti politik. Në votimin për kryetar të PDK-së kishin marrë pjesë 719 delegatë, nga ata 718 kanë votuar pro kandidaturës së Hashim Thaçit, kurse vetëm një delegat ka votuar kundër. Konventa ka zhvilluar punimet për dy ditë radhazi, pa pjesëmarrjen e disa prej figurave kryesore të partisë, në mesin e tyre nënkryetarit të parë të PDK-së, Fatmir Limajt, i cili ndodhej në burg për rastin “kleçka” dhe sekretarin e përgjithshëm të partisë Jakup Krasniqin, i cili e ka akuzuar Thaçin për ngufatje të shtetit dhe të partisë

0 comments:

Post a Comment