Saturday, December 14, 2013
Shaqiri protagonist në triumfin e Bayernit
Mario Mandzukic i kaloi vendasit në epërsi në fund të pjesës së parë (42’).
Në gjysmën e dytë, Mario Gotze mori një top nga Thiago dhe e dyfishoi epërsinë (52’).
Mysafirët arritën ta ngushtojnë diferencën në mbyllje të sfidës me golin e Pierre-Michael Lasogga (87’).
Mirëpo, çdo shpresë për barazim e shoi Xherdan Shaqiri, pak minuta pasi u inkuadrua në lojë (90’+3).
Nga ana tjetër, Borussia Dortmundi ka barazuar si mysafir i Hoffenheimit me rezultat 2-2.
Bayern Munichu është në krye të Bundesligas me 44 pikë, shtatë më shumë se përcjellësi i parë, Bayer Leverkusen (që ka një ndeshje më pak të zhvilluar) dhe ka 12 pikë më shumë se nënkampioni Dortmund që është në vend të tretë.
0 comments:
Post a Comment