Shiko klipin ketu
(E plotësuar) Pjesa e mbetur e përballjes së Grupit B, ndërmjet Galatasarayt dhe Juventusit, do të zhvillohet nesër (e mërkurë) nga ora 13:00.
Për shkak të motit të keq në Stamboll, përballja u ndërpre në minutën e 31-të.
Stuhia e breshrit dhe borës i ka detyruar arbitrit që ta ndërpresin ndeshjen ndërmjet Galatasarayt dhe Juventusit në Turk Telecom Arena.
Dy skuadrat që garojnë në Grupin B do ta zhvillojnë pjesën e mbetur të takimin në një datë tjetër, duke qenë se moti i keq ua pamundësoi që ta përfundonin ndeshjen të martën mbrëma.
Loja u ndërpre në minutën e 31-të kur rezultati ishte 0-0 dhe u mendua se do të vazhdonte, pasi që punëtorët filluan ta largonin borën nga stadiumi.
Megjithatë, bora nuk ndalej dhe gjyqtari kryesor mori vendimin që të mos vazhdonte loja.
Galatasarayt i duhet fitorja për të vazhduar tutje, ndërsa Juventusi kualifikohet edhe me barazim.
0 comments:
Post a Comment