Shiko klipin ketu
Në shkollën e mesme teknike Presheva në Preshevë Brenda këtij muaji janë zbuluar tri raste me sëmundjen e tuberkulozit. Nxënësit janë duke u kruar në qendra të ndryshme spitalore. Për parandalimin e sëmundjes është inicuar që të bëhen kontrollime të gjithë nxënësve dhe stafit punonjës të kësaj shkolle. Kjo gjë është mundësuar nga mjekët specialist të Institutit për sëmundjet e mushkërive nga Vojvodina.
Sëmundje ngjitëse e mushkërive. Pas paraqitjes së nxënësve te mjeku, këtë gjë e ka konstatuar pneomoftizilogu Sabit Sahiti mjek në Shtëpinë e Shëndetit në Preshevë . Në koordinim me drejtorin e Shkollës së mesme teknike Tela Arifi dhe mjekut në fjalë më pas është inicuar që gjithë nxënësve të asaj paralele ku janë të evidentuar nxënësit dhe paraleleve për rreth të bëhet kontrolle në format më të lehta dhe të shpejta. E gjithë kjo situate ka rezultuar me zbulimin edhe të dy rasteve të reja ka thënë kështu për Radiotelevizionin Presheva drejtori I këtij institucioni arsimor Telat Arifi. Përkitazi me këtë është larmuar kjo situate ku drejtori I shkollës në fjalë ka kërkuar që mjek specialist nga Instituti I sëmundjeve të Mushkërive nga Vojvodina të kontrollojnë të gjithë nxënësit veç e veç me mjetet adekuate të kësaj sëmundje.
Dy nxënësit e infektuar janë të shtrirë në spitalet e Nishit dhe Surdulicës ndërsa I treti në spitalin e Gjilanit, ka thënë kështu Sabit Sahiti specialist I sëmundjeve të mushkërive. Mjeku në fjalë përshëndet iniciativën e drejtorit të shkollës për të parandaluar sa më shpejt përhapjen e sëmundjes në fjalë.
Kontrollimi do të vazhdoj edhe në shkollën e mesme Skënderbeu në Preshevë.
Nxënësit nga kjo shkollë ndihen të kënaqur që me zbulimin e rastit të kontrollohen edhe të tjerët mbase ata kërkojnë që kjo metodë të vazhdojë edhe më tutje.
Mjekët specialist nga instituti në fjalë për pesë ditë do qëndrojnë në këtë shkollë.
0 comments:
Post a Comment