Shiko klipin ketu
Franck Ribery, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo janë tre konkurrentët e fundit që do të luftojnë për FIFA Topin e Artë.
Sulmuesi i Barcelonës e ka fituar trofeun në katër edicionet e fundit dhe ishte shtylla kryesore e Barcelonës në triumfin e titullit të La Ligas sezonin e kaluar, duke shënuar 46 gola.
Ndërkohë, Ribery shijoi sezonin e tij më të mirë të karrierës, duke ndihmuar Bayern Munich të fitojë tripletën me paraqitjet e tij të qëndrueshme, veçanërisht në Bundesliga.
Ronaldo do t’i japë fund vitit 2013 pa ndonjë trofe, por ka filluar sezonin e ri në formën më të mirë të karrierës si për klubin ashtu edhe për vendin, duke shënuar 28 gola deri tash.
28-vjeçari ka fituar vetëm një herë çmimin prestigjioz, në vitin 2008 falë paraqitjeve të tij për Manchester United.
Votimet për Topin e Artë janë mbyllur më 29 nëntor pasi periudha origjinale u shty dhe fituesi do të zbulohet më 13 janar në Zurich të Zvicrës.
0 comments:
Post a Comment